Tastiera

DrakX zgjedh një tastierë të përshtatshme për gjuhën tuaj. Nëse nuk gjendet një tastierë e përshtatshme, do të jetë e parazgjedhur një paraqitje të tastierës së SHBA.

  • Sigurohuni që zgjedhja të jetë e saktë ose të zgjidhni një pamje tjetër të tastierës. Nëse nuk e dini çfarë pamje ka tastierës tuaj, shikoni në specifikimet që kanë ardhur në sistemin tuaj, ose kërkoni shitësin e kompjuterit. Mund të ketë madje një etiketë në tastierë që identifikon paraqitjen. Ju gjithashtu mund të shikoni këtu: en.wikipedia.org/wiki/Keyboard_layout

  • Nëse tastiera juaj nuk është në listën e treguar, klikoni mbi Më Shumë për të marrë një listë më të plotë, dhe përzgjidhni tastierën tuaj atje.

    Shënim

    Pas zgjedhjes së tastierës nga dialogu Më Shumë, ju do të ktheheni në dialogun e parë të zgjedhjes së tastierës dhe do të duket sikur është zgjedhur një tastierë nga ai ekran. Ju mund ta injoroni në mënyrë të sigurt këtë dhe të vazhdoni instalimin: do të aplikohet tastiera e zgjedhur nga lista e plotë.

  • Nëse zgjidhni një tastierë të bazuar në shkronja jo-latine, do të shihni një ekran shtesë të dialogut duke pyetur se si do të preferonit të kaloni në mes të formateve të tastierës latine dhe jo-latine


CC BY-SA 3.0
Uploaded on 02/07/2019
loading table of contents...