ghost

Mur i Zjarrt

Ky seksion ju lejon të konfiguroni disa rregulla të thjeshta firewall: ata përcaktojnë se cili lloj i mesazhit nga interneti do të pranohet nga sistemi i synuar. Kjo, nga ana tjetër, lejon që shërbimet përkatëse në sistem të jenë të arritshme nga interneti.

Në cilësimin e parazgjedhura (asnjë buton nuk është i kontrolluar), asnjë shërbim i sistemit nuk mund të arrihet nga rrjeti. Alternativa Gjithçka (jo firewall) mundëson qasje në të gjitha shërbimet e makinës - një alternativë që nuk ka shumë kuptim në kontekstin e instaluesit pasi që do të krijonte një sistem tërësisht të pambrojtur. Përdorimi i tij i vërtetë është në kontekstin e Qendrës së Kontrollit Mageia (i cili përdor të njëjtën paraqitje GUI) për çaktivizimin përkohësisht të të gjithë grupeve të rregullave të firewall për qëllime provash dhe debugging.

Të gjitha alternativat e tjera janë pak a shumë të vetëkuptueshme. Si për-shembull, ju do të mundësoni serverin CUPS nëse dëshironi që stampuesit në kompjuterin tuaj të jenë të arritshëm nga rrjeti.

Përparuar

Alternativa Përparuar hap një dritare ku mund të mundësoni një sërë shërbimesh duke shtypur një listë të çifte (ndarëse bosh)

<port-number>/<protocol>

- <port-number> është vlera e portës së caktuar për shërbimin që dëshironi të aktivizoni (e.g. 873 për shërbimet e RSYNC) siç përcaktohet në RFC-433;
- <protocol> është një nga TCP ose UDP - protokolli i internetit që përdoret nga shërbimi.

Për shembull, hyrja për mundësimin e qasjes në shërbimin RSYNC është kështu 873/tcp.

Në rast se një shërbim zbatohet për të përdorur të dy protokollet, ju specifikoni 2 çifte për të njëjtin port.


CC BY-SA 3.0
Uploaded on 25/08/2023
loading table of contents...