Bootloader

Grub2

Grub2 në sisteme Legacy MBR/GPT

  • GRUB2 (me ose pa menu grafike) do të përdoren ekskluzivisht si bootloader për një Sistem Legacy/MBR ose Legacy/GPT.

  • Si parazgjedhje, një bootloader i ri do të shkruhet në MBR (Master Boot Record) të diskuit të parë ose në ndarjen e BIOS boot.

Grub2-efi në sisteme UEFI

  • GRUB2-efi do të përdoren ekskluzivisht si bootloader për një sistem UEFI.

  • Si parazgjedhje, një bootloader i ri (Grub2-efi) do të shkruhet në ESP (Ndarjen e Sistemit EFI).

    Nëse ka sisteme operative të bazuara në UEFI në kompjuterin tuaj (Windows 8 për shembull), instaluesi i Mageia do të zbulojë ESP-në ekzistuese të krijuar nga Windows dhe shtoj grub2-efi në të. Nëse nuk ekziston ESP, atëherë do të krijohet një. Megjithëse është e mundur që të ketë disa ESP, kërkohet vetëm një, pavarësisht nga numri i sistemeve operative që keni.

Konfiguro Bootloader

Opsionet kryesore të programit Bootloader

  • Bootloader për përdorim

    Kjo veçori është në dispozicion vetëm për sistemet MBR/BIOS Legacy. Përdoruesit e sistemeve UEFI nuk do ta shohin këtë alternativë këtu.

  • Boot pajisje

    Mos e ndryshoni këtë nëse nuk e dini vërtet atë që po bëni

  • Vonesë para nisjes së imazhit të parazgjedhur

    Kjo kuti teksti ju lejon të vendosni një vonesë, në sekonda, para fillimit të sistemit operativ të parazgjedhur.

  • Siguri

    Kjo ju lejon të vendosni një fjalëkalim për bootloader. Kjo do të thotë se një emër përdoruesi dhe fjalëkalimi do të kërkohen kur të nisni për të zgjedhur një hyrje booting ose ndryshuar parametrat. Kjo është e detyrueshme dhe shumica e njerëzve nuk kanë gjasa që të kenë nevojë për të. Përdoruesi është root dhe fjalëkalimi është ai i zgjedhur më pas.

  • Fjalëkalimi

    Zgjidhni një fjalëkalim për bootloader (opsional)

  • Fjalëkalim (përsëri)

    Rivendosni fjalëkalimin dhe DrakX do të kontrollojë se përputhet me atë të vendosur më sipër

Përparuar

  • Mundëso ACPI

    ACPI (Advanced Configuration and Power Interface) është një standard për menaxhimin e energjisë. Mund të kursejë energji duke ndaluar pajisjet e papërdorura. Heqja e zgjedhjes mund të jetë e dobishme nëse, për shembull, kompjuteri juaj nuk e mbështet ACPI-në ose nëse mendoni se zbatimi i ACPI mund të shkaktojë disa probleme (për shembull rindezjet e rastit ose mbylljet e sistemit).

  • Mundëso SMP

    Kjo alternativë mundëson/çaktivizon multiprocessing simetrik për procesorë multi-core

  • Mundëso APIC

    Mundësimi i kësaj siguron qasjen e sistemit operativ në Kontrolluesin e Ndërprerjes Programore të Avancuar. Pajisjet KNPA lejojnë modele prioritare më komplekse dhe menaxhimin e avancuar IRQ (Interrupt Request).

  • Mundëso Lokale APIC

    Këtu mund të vendosni APIC lokal, i cili menaxhon të gjitha ndërprerjet e jashtme për një procesor të caktuar në një sistem SMP

Konfigurimi i Ngarkuesit Ndezës

  • Paraygjedhur

    Sistemi operativ që do të fillojë nga parazgjedhja.

  • Shtoj

    Kjo alternativë ju lejon të kaloni informacionin në kernel ose tregoni kernelin t'ju japë më shumë informacione gjatë ndezje.

  • Provo OS të huaj

    Nëse tashmë keni instaluar sisteme të tjera operative, Mageia përpiqet t'i shtojë ato te menyja e re boot Mageia. Nëse nuk e doni këtë sjellje, hiqni menjëherë alternativën e Provo Sistemin e Huaj.

Përparuar

  • Mënyrë Video

    Kjo përcakton madhësinë e ekranit dhe thellësinë e ngjyrës që do të përdoret nga menyja e nisjes. Nëse klikoni poshtë trekëndëshit do ju ofrohen mundësi të tjera madhësie dhe thellësie të ngjyrave.

  • Mos prek ESP ose MBR

    Zgjidh këtë alternativë nëse nuk doni një Mageia bootable, por do ta ngarkoni me zinxhirë nga një OS tjetër. Ju do të merrni një paralajmërim se bootloader mungon. Kliko Dakord nëse jeni të sigurt që kuptoni implikimet dhe dëshironi të vazhdoni.

Opsione tjera

Përdorim i një bootloader ekzistues

Procedura e saktë për shtimin e Mageia në një bootloader ekzistues është përtej fushëveprimit të këtij dokumentacioni. Megjithatë, në shumicën e rasteve kjo do të përfshijë drejtimin e programit të instalimit të ngarkuesit bootloader, i cili duhet të zbulojë Mageia dhe automatikisht të shtojë një hyrje për atë në menynë bootloader. Shih dokumentacionin për sistemin përkatës operativ.

Instalimi pa një Bootloader

Ndërsa ju mund të zgjedhni të instaloni Mageia pa bootloader (shih seksionin 2.1 Përparuar), kjo nuk rekomandohet nëse nuk e dini plotësisht se çfarë po bëni, pasi pa ndonjë formë të bootloader sistemi juaj operativ nuk do të jetë në gjendje të fillojë.

Shto ose modifiko një hyrje në Menynë e Nisjes

Për ta bërë këtë ju duhet të ndryshoni manualisht /boot/grub2/custom.cfg ose përdor veglën e programit grub-customizer në vend (të disponueshme në depot Mageia).

Shënim

Për më shumë informacion, shih: https://wiki.mageia.org/en/Grub2-efi_and_Mageia


CC BY-SA 3.0
Uploaded on 02/07/2019
loading table of contents...