Testimi i Mageia si sistem Live

Mënyrë Live

Ky është ekrani që do të shihni nëse keni zgjedhur alternativën Boot Mageia nga menyja e mediave Live.

Testim pajisjes

Një nga qëllimet e përdorimit të modalitetit Live është të provoni se pajisjet tuaja menaxhohen në mënyrë të saktë nga Mageia. Ju mund të kontrolloni nëse të gjitha pajisjet kanë një drejtues në seksionin Pajisje të Qendrës së Kontrollit Mageia:

  • Ndërfaqja e rrjetit: konfiguroni atë me net_applet

  • karta grafike: nëse shihni ekranin e mëparshëm, tashmë është në rregull.

  • zëri: një xhingël tashmë është luajtur

  • stampues: konfiguroni stampuesa/t tuaj dhe shtypni një faqe prove

  • skaner: skanoni një dokument nga ...

Nëse gjithçka është e kënaqshme, mund të vazhdoni me instalimin. Nëse jo, mund të përdorni butonin Dil për të dalur.

Shënim

Cilësimet e konfigurimit që aplikoni këtu mbarten nëse vendosni të vazhdoni me instalimin.

Lësho instalimin

Për të nisur instalimin e DVD Live në një disk ose disk SSD, thjesht klikoni në ikonën Instalo në Disk në Live desktop. Ju pastaj do të shihni këtë ekran, e ndjekur nga hapi ndarje.


CC BY-SA 3.0
Uploaded on 02/07/2019